Pak ditë më parë Prokuroria rihapi dosjen për aferën e ?CEZ?dhe i ka dërguar fletë-thirrje për të dëshmuar edhe djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Lidhur me këtë çështje, i pyetur nga Arian Çani në ?Zonë e Lirë? si u ndje pasi mësoi këtë lajm, Berisha u shpreh: ?Si baba jam ndjerë shumë mirë. Beteja politike nuk më intimidon kurrë. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit që ajo ishte përpjekje e turpshme e Edi Ramës për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e vendit?.
Ish-Kryeministri theksoi se nëse djali i tij thërritet nga organet e hetimit për këtë dosje, duhet të vazhdojë betejën për të demaskuar Qeverinë Rama. Duke iu referuar deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu për ?peshqit e mëdhenj?, Berisha deklaroi se nuk bëhet fjalë për djalin e tij.
Arian Çani: Pra ju nuk merakoseni fare për Shkëlzenin?
Sali Berisha: Absolutisht, do ta çojë betejën me shumë sukses. U sulmua politikisht, do reagojë politikisht, do përgjigjet politikisht.
Arian Çani: Kur Donald Lu tha se ?peshqit e mëdhënj? do kapen në Janar, mos e kishte fjalë për Shkëlzenin doktor?
Sali Berisha: Absolutisht jo. Shkëlzeni nuk ka thyer asnjë ligj.
Arian Çani: Nëse nisemi nga konteksti që ju paraqisni që ky është narkoshtet atëherë s?ka nevojë të paraqiten prova kundër tij.
Sali Berisha: Jo jo është qartësisht narkoshtet.
Arian Çani: Me kë do të luftojë Shkëlzeni? Luftohet me një shtet të së drejtës.
Sali Berisha: Është fillim beteje, padiskutim.
Shkëlzen Berisha ishte thirrur për të dëshmuar vitin e kaluar në komisionin e posaçëm hetimor parlamentar për dosjen e CEZ, që ishte kërkuar nga mazhoranca. Relacioni i komisionit me dëshmitë e mbledhura iu dërgua Prokurorisë, por hetimet u pushuan.