http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një sulm vdekjeprurës goditi sërish qendrën e kryeqytetit afgan. Pas shpërthimit të një bombe te vendosur në një ambulancë, 63 persona humbën jetën dhe 151 të tjerë u plagose. Shpërthimi ndodhi në zonën pranë ambasadave të huaja dhe ndërtesave qeveritare.

Policia identifikoi sulmuesin i cili drejtonte ambulancën. Të plagosurit u dërguan në spitalet e Kabulit per te marre ndihmën mjekësore. Ndërtesat qindra metra larg u tronditën nga forca e shpërthimit.

Talebanet morën përsipër sulmin çka u konfirmua nga zedhenesi i tyre Zabiullah Mojahid.

Vendi ka vuajtur vazhdimisht nga sulmet e talebaneve te cilët kërkojnë te imponojnë serish pushtetin e tyre ne vend, pasi u rrëzuan ne vitin 2001 me ndihmën edhe te Shteteve te Bashkuara.