Surprise Me!

Protesta e opozites paqesore

2018-05-11 0 Dailymotion

Protesta e opozitës e zhvilluar këtë të shtunë përfundoi e paqtë dhe pa incidente. Efektivëve të policisë iu desh të ndërhynin vetëm në një rast për të shoqëruar një person që kishte hedhur kapsollë.

Në asnjë rast tjetër forcat e rendit nuk lëvizën nga vendet e tyre. Afërsisht 1500 policë u instaluan pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës.

500 të tjetër qëndruan në gatishmëri. Kreu i Komanduar i Policisë së Shtetit dhe drejtues të tjerë të saj ndoqën nga oborri i Kryeministrisë protestën.

Kordoni kryesor ishte vendosur përballë turmës, në trotuarin pranë godinës së qeverisë. Por numri më i madh i uniformave blu qëndroi në sheshin përpara piramidës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u instaluan në rrugën ?Papa Gjon Pali II?, nga Piramida deri tek Televizioni Shqiptar.

Pas largimit të protestuesve nisi edhe zhvendosja e uniformave blu, ndersa bulevardi "Dëshmorët e Kombit" u kthye në pak minuta në normalitet, teksa punonjesit e Bashkisë së Tiranës nisën pastrimin e tij.

Buy Now on CodeCanyon