Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta e radhës e opozitës bëri dallimin për simbolikat e shumta që u shfaqën. Pjesëmarrësit nga rrethet vendosën në makina e furgonë targën e makinës së ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të cilën ua shiti vellezërve Habilaj.

Automjeti me targa AA003GB, sipas përgjimeve të prokurorisë italiane përdorej për trafikun e lëndës narkotike.

E veçantë këtë radhë ka qenë edhe Kurora me diametër 2 metra e zbukuruar me gjethe hashashi në krye të së cilës është portreti i kryeministrit Rama i shoqëruar me portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilajt, Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe Klement Balilit.
Me anë të dorodolecave gjithashtu janë denoncuar figura të lidhura me krimin të veshur me uniforma të burgut.

Nuk ka munguar dhe personazhi i veshur me të bardha me mbishkrime kundër qeverisë Rama.

Të rinj të LSI-se kanë zgjedhur që të mbajnë në duar tepsi me foto të kryeministrit Edi Rama.

Emigrantët gjithashtu kanë pasur mesazhin e tyre për qeverinë Rama 2.

Simbol në protestë kanë qenë edhe fshesat, me të cilat të rinjtë demokratë tregojnë e do të largojnë qeverinë e Edi Ramës.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/fotolajm-zbulohen-pankartat