Shkollat ?Besëlidhja" dhe "Gjergj Fishta", janë dy shkollat e para 9-vjeçare të Lezhës ku ka nisur të implementohet projekti "Të bëjmë detyrat në shkollë". Numri i nxënësve që janë bërë pjese e këtij projekti pilot ka qenë i konsiderueshëm që në ditët e para. Nxënësit thonë se kjo është një mënyre mjaft e mire për të marrë më shume njohuri mbi procesin mësimor, pasi punojnë në grup me njëri tjetrin.<br /><br />?Marrim më shumë njohur kur jemi në klasë se mësuesja na ndihmon më shumë. Shkrimin e bëj më të mirë se sa në shtëpi. Mësoj më mirë sepse mësuesja na ndihmon. Shkëmbejmë ide dhe me shokët e klasës?, shprehen nxënësit të kënaqur nga kjo nismë.<br /><br />Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj, u shpreh se në bashkëpunim me Bashkinë po punohet që nxënësve në nevoje t?ju ofrohet dreka falas, ndërsa shton se nëse ky projekt do të rezultojë i suksesshëm në të ardhmen do të shtrihet në shumë shkolla të Lezhës. Janë më shumë se 200 nxënës të dy shkollave në Lezhë, të cilët janë bërë pjese e këtij projekti. Ata së bashku me mësuesit qëndrojnë në ambientet e shkollës deri në orët e pasdites, ku ushqehen, bëjnë detyrat dhe argëtohen me njëri tjetrin.
