Rasti i 21-vjeçares Ariela Murataj, e cila përndiqej prej kohësh nga Aldison Belulaj, nuk është i vetmi. Të kontaktuar nga Tv Klan, Policia e Tiranës bën me dije se nga janari i 2017 deri në janar të këtij viti rreth 200 femra kanë denoncuar për përndjekje nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti.

Vetëm këtë muaj, deri tani uniformat blu kanë marrë 5 raste denoncimi. Për psikologët denoncimi i dhunës apo edhe përndjekjes nga femrat shihet si një formë emancipuese për shoqërinë.

Ajo që mbetet problematike, për psikologët është përdorimi i forcës dhe i dhunës nga të rinjtë meshkuj, të cilët nuk pranojnë as refuzime.

Rastet e denoncuara tregojnë se femrat ngacmohen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugë, duke i kërcënuar. I tillë ishte edhe rasti i Ariela Murataj, e cila përndiqej prej disa muajsh nga autori i krimit Aldison Belulaj.

Të dy të rinjtë, mësohet se ishin ndarë 2 muaj më parë. Pasi ka tentuar ta takojë disa herë, ajo e kishte refuzuar. Dhjetë ditë më parë studentja e Juridikut, kishte vendosur të ndërronte numrin e telefonit për të mos u shqetësuar më në telefon nga Aldisoni. Për këtë shkak 23-vjeçari kishte vendosur edhe të ndërmerrte veprimin ekstrem.

Tv Klan