Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partitë politike do të marrin një fond prej 190 milionë lekësh nga buxheti i shtetit për vitin 2018.

Sipas ligjit, 70 për qind e shumës jepet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndërsa subjektet përfituese, kur kanë marrë mbi 10 mijë vota në zgjedhje, ndajnë në mënyrë të barabartë 20 për qind të fondit të akorduar.

Pjesa prej 10 për qind jepet për partitë që kanë marrë më shumë se 1 për qind të votave në shkallë vendi.

Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamentare.

Për Partinë Socialiste do të jepen 85 milionë lekë, PD do të marrë 51.8 milionë lekë, LSI rreth 26 milionë lekë, 10 milionë do të marrë PDIU dhe nga rreth 6 milionë do të përfitojë LIBRA dhe socialdemokratët.

Shuma do të ndahet nesër në mbledhjen e rradhës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndahen-fondet-partite-ps-perfiton-30-mln-leke-me-shume-se-pd