Surprise Me!

Vret gruan me sëpatë për xhelozi

2018-05-11 4 Dailymotion

Një grindje për xhelozi dyshohet se u bë shkak për krimin e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës në Koplik të Malësisë të Madhe.

Ylber Bajrakurti vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Lumnie Bajrakurti në oborrin e shtëpisë.

Tre fëmijët e çiftit, dy vajza dhe një djalë të moshës 6 deri në 14 vjeç ishin në banesë kur ndodhi ngjarja. Ata i rrëfyen policisë se kishin dëgjuar të bërtitura në oborr, po nuk kishin dalë nga frika.

Bajrakurti akuzonte bashkëshorten për tradhti dhe kjo kishte çuar fillimisht në një sherr që përfundoi me vrasjen me sëpatë të 42-vjeçares. Policia thotë se Ylber Bajrakurti trajtohej si i sëmurë mendor dhe se paraditen e së dielës kishte shfaqur shqetësime të dukshme, por familjaret nuk i kishin kushtuar rëndësi.

Pas krimit 42-vjeçari qëndroi në banesë ku dhe u arrestua nga policia.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon