Deputeti i PD, Bylykbashi akuzon kryeministrin Edi Rama se ekstradoi në Itali Nazer Seitin për të mbyllur dosjen e Tahirit, por pa u dënuar ish-ministri nuk do të ketë drejtësi për shqiptarët.<br />?Po lirohen kriminelët me vendim gjykate që të mos ekstradohen, si Durim Keçi. Ndërsa dëshmitari kyç Nazer Seiti me vendim gjykate transferohet në Itali vetëm e vetëm për të mbyllur çështjen Tahiri.<br /><br />Rama po mbron Tahirin, por pa u dënuar ai dhe kriminelë të tjerë Rama nuk mund të bëjë drejtësi për shqiptarët. Kriminelët e vetë me të cilët ka ardhur në pushtet dhe mban pushtetin, Rama u siguron lirinë dhe paprekshmërinë? deklaroi ai.
