Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ambientet e Dhomës së Senatit Italian në Romë, Ambasada shqiptare në Vatikan ka publikuar për herë të parë lëtërkëmbimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbe me Papa Callisto i III.

Ky letërkëmbim i përbërë nga gjashtë letra është marrë nga arkivat e Selisë së Shenjtë në Vatikan dhe u prezantua për të promovuar Vitin Kombëtar të Gjergj Kastriotit në konferencën shkencore "Rrënjët europiane të Shqipërisë së Gjergj Kastriota Skëndërbe".

Gjatë jetës së tij, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu vendosi marrëdhënie me tre Papa; Papa Nicola i V, Papa Callisto i III e Papa Pio i II.

Mjaft intensiv qe ky raport me Papa Callisto i III, i cili dhe pse me një papat të shkurtër vetëm 3 vjeçar për shkak të moshës së tij të thyer, organizoi një kryqëzatë kundër turqve që më 1453 kishin pushtuar Konstadinopojën.

Në gjashtë letrat e shkëmbyera mes Skëndërbeut e Papa Callisto i III, evidentohet roli i rëndësishëm e përpjekjet e heroit tonë kombëtar për të ndaluar avancimin e ushrisë turke në Europë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/publikohet-here-te-pare-leterkembimi-i-rralle-i-skenderbeut-me-papen