Për ish-Presidentin e Republikës, Bujar Nishani protesta e mbajtur nga opozita të shtunën e dha mesazhin e saj me anë të masivitetit, se nuk pajtohet me realitetin.

Në një intervistë për ABC News, ish-kreu i shtetit vlerëson se qeveria aktuale nuk po tregon vullnet në luftën ndaj kriminalitetit në vend.

Zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme, Nishani e konsideron shkelje flagrante të Kushtetutës.

Kritika të forta bën edhe për misionet EURALIUS dhe OPDAT, që e konsiderojnë legjitime zgjedhjen e një Kryeprokurori të përkohshëm.

Ish-Presidenti tha se do të vazhdojë të japë kontributin e tij pranë Partisë Demokratike. Ai tha se edhe zërat kritikë ndaj lidershipit të saj do të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit.

Tv Klan