Opera ?Carmen? do të jetë premiera e parë që çel sezonin në Teatrin e Operës dhe Baletit. Institucioni premton një premierë madhështore sot në Pallatin e Kongreseve.

Kjo vepër u është lënë në dorë yjeve të skenës shqiptare dhe asaj botërore.

Trupës së ?Carmen?-it do t?i bashkohen edhe ftuarit specialë si balerinët e famshëm Anbeta Toromani dhe Alesandro Macario.

Ka ardhur posaçërisht në Tiranë edhe mjeshtri i baletit Gheorghe Iancu që e ka pasuruar premierën me vallëzime të bukura. Carmen? do të ngjitet në skenë me regji të baritonit të njohur shqiptar Gëzim Myshketa e nën dirigjimin e Ricardo Casero-s.

Pjesëmarrëse në këtë operë, me rolin e Nënës, do të jetë edhe aktorja Tinka Kurti.

?Zemra? e premierës është vetë ?Carmen?, Vikena Kamenica.