http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
I vendosur nën presionin e opozitës greke, Ministri i jashtëm Nikos Kotzias ka mohuar faktin se çështja çame ishte pjesë e diskutimeve në negociatat me palën shqiptare.

?Nuk ekziston çështja çame dhe sigurisht nuk përbën objekt diskutimi ndërmjet të dy palëve?, shkruan Kotzias në një letër përgjigje për shefin e departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputetin Jorgos Kumutsakos.

Sa u përket negociatave, Kotzias bën me dije se ato ?u fokusuan në çështjet dypalëshe për të cilat kishte mosmarrëveshje apo kishin mbetur pezull për 70 vjet.

Ministri i Jashtëm grek vlerëson se në negociata u shënua progres esencial në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje në dobi reciproke të të dy popujve dhe sipas rregullave dhe vlerave europiane.

Shefi i diplomacisë greke thekson se ka një ?përmirësim spektakolar të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare?, që sipas tij ?është rezultat i dialogut të sinqertë që po zhvillojnë të dy palët? dhe ?vërtetohet nga veprat konkrete?.

Kotzias këtu i referohet ?ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare lidhur me varrezat ushtarake për grekët e rënë gjatë luftës?, zhvillim që Ministri i Jashtëm grek gjen rastin ta përshëndesë edhe njëherë, duke nënvizuar që përgjigjja pozitive e Tiranës zyrtare dëshmon se ?dialogu dhe bashkëpunimi mund të shpien në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve?.