Komisioni i Ligjeve ka në diskutim ditën e sotme pr.ligjin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ku ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka raportuar për detajet e pr.ligjit, të cilat nuk janë votuar nga PD dhe LSI.

Sipas Gjiknurit, ky aeroport do të jetë me përfitim të madh ekonomik dhe ndërtimi i tij bëhet në një kohë që nevojat për fluturime janë rritur.

?Vlora do të ketë një aeroport me fitim ekonomik pasi nevojat për fluturime janë rritur. Do të jetë një investim prej 100 milion eurosh dhe tërësisht privat?, ka thënë Gjiknuri.

Mes të tjerash Gjiknuri ka theksuar se ky aeroport do të punësojë të paktën një 1000 punëtorë të përhershëm dhe do të sjellë një interes ekonomik për zonën e Novoselës.