Aksident i rëndë dhe masiv pranë kryqëzimit të Patokut në aksin Milot- Mamurras. Nga përplasja e disa automjeteve, ka humbur jetën një vajzë e cila ka qenë në një prej automjteve. Ajo po udhëtonte bashkë me dy motrat e tjera në të njëjtin automjet, të cilat kanë mbetur të plagosura. <br /><br />Forca të shumta policie dhe ambulanca u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve. Të plasgosurit janë transportuar në QSUT ku po marrin ndihimë mjekësore. <br /><br />Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë automjeti tip ?Benz? me targa AA308KH i cili dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip ?Fiat? me targa AA935IO.
