Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, deklaroi se pista e aeroportit të Vlorës do të jetë më e madhe se ajo e Rinasit. Deputeit Braçe zbuloi detaje të reja mbi këtë nismë të qeverisë në emisionin '25 minuta' të gazetarit Denis Minga, në Report TV.<br /><br />Kjo temë ka hapur një debat politik, ku sot në Komisionin e Ekonomisë anëtarët e PD dhe LSI dolën kundër, duke e cilësuar këtë vendim të qeverisë një vjedhje të madhe. Nga ana e tij, Braçe tha se ekonomia nuk mund të ndërtohet me pendesa, duke shtuar se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend.