Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Persona ende të paidentifikuar sulmuan me breshëri kallashnikovi banesën e familjes së Arjan Aliços, të njohur si anëtar i bandës së Lushnjes. Për fat të mirë sulmi nuk shkaktoi të lënduar, në banesën ku ndodhej bashkëshortja dhe vajza e ish ushtarit të Aldo Bares.

Banesa e familjes së Arjan Aliços, i njohur si anëtar i Bandës famwkeqe të Aldo Bares është sulmuar me armë zjarri në qytetin e Lushnjes.

Për fat të mirë, nga sulmi nuk pati persona të lënduar, edhe pse sipas burimeve në shtëpie ndodhej kryefamiljarja Alma Aliço bashkë vajzën.

Drejt banesës që ndodhet në lagjen ?Skënder Libohova? dyshohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi, nga të paktën 2 persona, që kanë shkrepur mbi 50 plumba.

Siç tregojnë edhe këto pamje, shenjat e sulmit janë të dukshme në mure, dyer e dritare, ndërsa dy gratë e familjes Aliço janë terrorizuar.

Arjan Aliço, rreth 55 vjeç, aktualisht ndodhet në burg nën akuzën e tentativës së vrasjes. Ai u arrestua në vitin 2016, bashkë me të birin Xhinon, pasi plagosën rëndë një 36 vjeçar

Më herët, ai ka qenë i dënuar për një sërë veprash të rënda si pjesë organizatës Kriminale të njohur si Banda e Lushnjes.

Ndaj edhe sulmi i së martës, dyshohet se është një mesazh për të

Por veç familjes së Aliço breshëria e plumbave ka prekur edhe një tjetër banesë, ku kryefamiljarave thotë se ngjarja i terrorizoi

Policia e Lushnjes, tregohet e rezervuar për ngjarjen, por në një njoftim të shkurtër paraprak, thekson se po punon për të identifikuar dhe arrrestuar autorët e sulmit që riktheu hijet hakmarrjes në qytetin myzeqar

Aliço, i njohur edhe si ARTI I BRACES, konsiderohet si një prej ushtarëve të Aldo Bares

Informacion paraprak i policisë

Në datën 30.01.2018, rreth orës 02:15, në lagjen "Skënder Libohova", Lushnje, në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetases A.A, 51 vjeçe është qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla në murin rrethues të banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/bresheri-automatiku-ne-drejtim-te-nje-banese-ne-lushnje