Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha mbrëmjen e së martës në ?Opinion? se Greqia ka konfirmuar ekzistencën e Ligjit të Luftës.<br /><br />Ai tha se Greqia do ta shfuqizojë këtë ligj me një akt të së njëjtës vlerë, teksa më pas listoi edhe kategoritë që do të përfitojnë nga shfuqizimi i këtij ligji.<br /><br />?Tanimë nuk ka asnjë dilemë për këtë gjë, është konfirmuar edhe nga ministri i Jashtëm grek, është e konfirmuar nga diskutimet intensive në Kretë dhe në Korçë që Ligji i Luftës eksiton dhe në mënyrë që të shfuqizohet plotësisht nuk do të bëhet me një akt të së drejtës greke, ekuivalent me dekretin...Janë tri kategori përfituesish nga shfuqizimi i këtij ligji, pronat e shtetasve shqiptarë, pronat e shtetit shqiptar dhe pronat e shtetasve shqiptarë me kombësi greke, pra minoritetit.?/tvklan.al
