Surprise Me!

Zbulimi i të rënëve grekë në luftë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me nisjen e kërkimeve në Dragot të Tepelenës për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke 1940-1941, Ministria e Jashtme në Athinë fton qytetarët e saj të interesuar, për identifikimin e paraardhësve të tyre që humbën jetën në territorin shqiptar.

Në njoftimin zyrtar, Ministria kërkon të marrë të dhëna që ndihmojnë procesin, nga të afërmit e ushtarëve të rënë në luftë.

?Në kuadër të procedurës të kërkimit, zhvarrosjes, identifikimit dhe varrosjes së eshtrave të ushtarëve të rënë grekë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941, të afërmit e tyre mund të komunikojnë për më shumë informacion me Drejtorinë e Personelit të Përhershëm Ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.?

Në këtë njoftim, Ministria vë në dispozicion të gjithë të interesuarve, numrat e telefonit, faksit si dhe adresën e e-mailit të Shtabit të Përgjithshëm.

Megjithëse shifrat mes dy vendeve nuk përputhen, pasi shteti grek pretendon për një numër më të madh sesa pala shqiptare, komisionit të përbashkët teknik mes ty vendeve do t i shtohen dhe të dhënat që do të mblidhen pas këtij njoftimi.

Buy Now on CodeCanyon