Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar nëpërmjet një konference për shtyp me mediat lidhur me ekstradimin e financierit të Habilajve, Nazer Seitaj në Itali.

Deputeti shprehet se kjo gjë është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, sipas tij qeveria ka kryer një nga aktet më të rënda për prishjen e hetimeve, që përfshijnë Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Deklarata e plotë:

Javën e fundit, me urdhër të Edi Ramës, qeveria kreu një nga aktet më të rënda për prishjen e hetimeve, që përfshijnë Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nezir Seitaj, financieri i bandës së Saimir Tahirit dhe Habiljave është rrëmbyer nga shteti shqiptar ditën kur pranoi të ishte bashkëpunëtor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të rrëfyer milionat e marra nga Saimir Tahiri si përfitim nga trafiku ndërkombëtar i drogës.