Surprise Me!

Ora News - Ekstradimi i Nezar Seitit, KLD nis hetimin për gjyqtarin që dha vendimin

2018-05-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli i Lartë i Drejtësisë bën me dije se ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, K.G, pas vendimin për lejimin e ekstradimit për shtetasin shqiptar Nezar Seiti në drejtim të Italisë.

Me anë të një njoftimi, KLD bën me dije se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit për vendimin e marrë më 18 dhjetor 2017.

"KLD njofton opinionin publik se nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes, konstatohet se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje në procedurat gjyqësore të ekstradimit dhe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ankesa publike dyshohet për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit sipas nenit 140 pika 2 të Kushtetutës (shkelje haptazi e nenit 491 pika 1 shkronja ?ç? dhe 498 pika 2 të K.Pr.Penale), të cilat nëse provohen se janë kryer, veç të tjerave përbëjnë shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji.

Në përfundim të hetimit disiplinor nga Inspektorati i KLD-së, publiku do të njihet me rezultatet e tij dhe do të ndiqen procedurat ligjore".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekstradimi-i-nezar-seitit-kld-hetim-disiplinor-gjyqtarin-qe-dha-vendimin

Buy Now on CodeCanyon