Surprise Me!

Pas denoncimit të BOOM, dorëhiqet përgjegjësja e trupës artistike në Teatrin e Kukullave

2018-05-11 5 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas transmetimeve të emisionit "BOOM" kanë nisur edhe reagimet e para në Teatrin Kombëtar të Kukullave.

Drejtoresha e këtij institucioni, Monika Lubonja, pranon se përgjegjësja e trupës artistike e cila u regjistrua nga kamerat duke marrë para pa kontratë të rregullt ka paraqitur dorëheqjen.

Monika Lubonja: U njoha me materialin dhe tani sigurisht jam në ndjekje të kësaj gjëje, jam duke bërë dhe unë hetimet e mia brenda institucionit.Do të ngrihet një grup pune për të verifikuar çdo gjë dhe pastaj ne patjetër do të kemi dhe një dalje. Përgjegjësja e sektorit ka kërkuar dorëheqjen, sigurisht që unë e kam pranuar, e kam ngrirë deri në zbardhjen e kësaj gjëje.

Drejtoresha është munduar të justifikojë lënien e çelësave të institucionit në dorën e një gazetashitësi, duke pohuar se kontrata me të ka qenë deri në dhjetor të 2017.

Por regjistrimet e "BOOM" janë të janarit 2018, dhe vetëm të pak ditëve më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-denoncimit-te-boom-dorehiqet-pergjegjesja-e-trupes-artistike-ne-teatrin-e-kukullave

Buy Now on CodeCanyon