Pas votimit në Parlament të ligjit për aeroportin e Vlorës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar qytetarët shqiptarë për këtë investim madhor që pritet të nisë.<br />Duke folur për gazetarët jashtë sallës së Parlamentit, aty kanë qenë edhe disa deputete të LSI-së, me të cilat ka replikuar para kamerave.<br />Ata debatuan për çështjen e ekstradimit të Nezar Seitit drejt Italisë, gjë të cilën opozita e kundërshton dhe thotë se ky veprim u bë për të shpëtuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Deputetet e LSI-së tentuan të pengonin deputetin Taulant Balla të fliste, duke i ndërprerë fjalën.
