Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sanatoriumi i Shkodrës do ti nënshtrohet së shpejti një rikonstruksioni të plotë me synim përmirësimin e kushteve për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e brendshme. Për t'i hapur rrugë ndërhyrjes, pacientët janë zhvendosur në një pjesë të izoluar në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa rastet e rënda do të sillen në Sanatoriumin e Tiranës.

Pas shumë viteve i lënë në ?mëshirë të fatit?, ?spitali rajonal i sëmundjeve të mushkërive? në Shkodër do ti nënshtrohet rikonstruksionit të shumëpritur.

Ndaj prej kësaj të enjteje, pacientët do të zhvendosen në spitalin Rajonal, ku drejtuesit thonë se kanë krijuar një zonë të izoluar të përshtatur posacërisht për ta. Ndërsa 3 pacientë me tuberkuloz, në kuadër të patronazhit spitalor, pritet të zhvendoset në ?Shefqet Ndroqi? në Tiranë.

Vilson Masmalaj, drejtor i spitalit Shkodër: Duke patur parasysh kushtet jo optimale që bëhet shërbimi sanatoriumi, t'i zhvendosim pranë ambienteve të spitalit ku kushtet janë më të mira, godina është e re, përkatësisht kati i tretë dhe i katërt.

Spitali i vjetër i sëmundjeve të mushkërive në Shkodër ka një kapacitet prej mbi 50 shtretër dhe godina e veçantë e ndërtuar në sistemin dikatorial i përshtatet specifikave shëndetësore të pacienteve.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rikonstruktohet-sanatoriumi-i-shkodres