Ekstradimi në Itali i Nezar Seiti, personit të dyshuar si një nga anëtarët kryesore të grupit të Habilajve ka rikthyer tensionet në Parlament.

Opozita tentoi ta ngrinte këtë çështje në Parlament cka i kushtoi përjashtimin kreut të grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, pas bllokimit të foltores kur kryeparlamentari Ruçi i hoqi mikrofonin, pasi kishte dalë jashtë rendit të ditës.

Lulzim Basha jashtë sallës tha se Seiti u ekstradua vetëm për shkak se kishte pranuar të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë dhe do të dëshmonte kundër ish ? ministrit Tahiri.

"Sipas vetë pohimeve të familjarëve të tij, ishte bërë gati të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë, duke i dhënë kështu çështjes ?Tahiri - Habilaj? një zgjidhje vendimtare duke rrëzuar çdo alibi të Ramës për mos arrestimin dhe mos vënien para drejtësisë dhe prapa hekurave të ministrit të tij shembull. Duke i dhënë Shqipërisë peshkun e parë të madh i cili do të hapë rrugën për peshqit e tjerë të mëdhenj autorët e inkriminimit të Shqipërisë, autorët e aleancës me krimin, autorët e mbytjes së Shqipërisë në drogë si pasojë e së cilës shqiptarët sot janë më të varfër, më të papunë, më të pashpresë dhe me emigracionin më të lartë sesa në 15 vitet e fundit".

?Por mafia në pushtet e ekstradoi duke shkelur të gjitha ligjet me një qëllim, që t?i mbyllë gojën dhe të zvarrisë dhe të mbrojë Saimir Tahirin, për të mbrojtur Edi Ramën, për të mbrojtur kupolën mafioze në pushtet.

Por ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në studion e "Opinion" në Tv Klan tha mbrëmjen e së mërkurës së ekstradimi në Itali nuk e pengon prokurorinë shqiptare të marrë në pyetje dhe se Seiti është i lirë të dëshmojë si të dojë edhe atje.

Për procedurat e ekstradimit, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një proces verifikimi, ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës që vendosi që Seiti të ekstradohej. Në media prej të mërkurës qarkullon një deklaratë e ministrit italian të Drejtesisë, Andrea Orlando, në të cilin thuhet se ai i falenderon autoritetet shqiptare që iu përgjigjen menjëherë kërkesës për ekstradim.