Pas autorizimit që bëri Kuvendi për nisjen e negociatave, takimet me kompaninë turke Cengiz; 'Kalyon dhe Kolin Construction' për të arritur në një marrëveshje do të zgjatin 90 ditë, ndërsa qeveria shqiptare do të kontraktojë një konsulent i cili do ta ndihmojë në hartimin e termave të kontratës.

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet në Akërni, në afërsi të fshatit Novoselë dhe 10 minuta larg rrugës Vlorë ? Fier.

Sipas qeverisë, pritet që kantieri i ndërtimit të japet në muajin qershor, ndërsa vlera e aeroportit do të jetë 98 milionë Euro. Para të cilat do të investohen të gjitha nga bashkimi i kompanive turke. Buxheti i shtetit nga ana tjetër do të garantojë fluksin e munguar të fluturimeve, ku parashikohet që të paguhen minimalisht 2.5 milionë Euro çdo vit.

Sipas studimit të fizibilitetit pritet që fluksi në 3 vitet e para të arrijë në 600 mijë fluturime. Vitet që investitori turk do të mbajë në operim aeroportin dhe tarifat aeroportuale do të vendosen gjatë negociatave.

Sipas projektit që ka përshkruar qeveria pritet që ky aeroport të jetë më i madh dhe më modern se ai i Rinasit, ndërsa është duke u menduar ndërtimi i një tjetri në Sarandë.