Thellohet skandali i shoqatave fantazmë që do të marrin pjesë në votimin për kreun ri të FSHF dhe Komitetin ekzekutiv më 7 Shkurt. Ndonëse u vërtetua se këto shoqata ata janë të paregjistruara në gjykatë, madje është bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, sipas listës së delegatëve, këto shoqata do të votojnë sërish.

Report Tv zbulon se skandali nuk qëndron vetëm në faktin e votimit, por pas 18 Janarit 2018 janë ndërruar shumica e emrave të delegatëve të cilët do të vendosin se kush do ta drejtojë FSHF 4 vitet e ardhshme.

Kështu, nëse deri para 18 Janarit, në Zyrën Rajonale të Shkodrës votonte Armir Grima, në zgjedhjet e 7 shkurtit do të votojë Gëzim Martuci.

Në Lezhë nuk është më Ritvan Kulli, por Eduart Tanushi, që çuditërisht nuk është as nga Lezha, por nga Laçi.

Për Zyrën Rajonale të Gjirokastrës nuk do të votojë Astrit Mema, por Sadik Sadikaj nga Saranda.