Qytetarët e Tiranës do ta kenë më të lehtë pagesën e faturës së ujit në të gjitha bankat dhe agjencitë alternative të pagesave, përmes një procesi transparent në faturim, leximin e matësit përmes fotografisë dhe ndërveprimit të menjëhershëm me sistemin. Kjo risi në kompaninë e Ujësjellës-Kanalizimeve vjen si një lehtësim për shërbimin ndaj qytetarëve.<br /><br />Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i shoqëruar nga Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson, mori pjesë në përurimin e Dhomës së Serverave të UKT dhe softuerit të ri, i cili do të sjellë përmirësim në monitorimin e të gjitha depove kryesore, sistemin Scada dhe menaxhimin e impiantit të Bovillës.<br /><br />?Kemi bashkuar energjitë dhe financat tona, për t?i siguruar UKT dhomën më të sofistikuar të serverëve. Ky është një investim afatgjatë, për t?u siguruar që jo vetëm rrjeti i ujit zhvillohet, por edhe rrjeti i teknologjisë, i informacionit dhe i gjithë databazës sonë dhe gjithashtu mban hapin e investimeve në Ujësjellës.