Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në emisionin "360gradë" të Artur Zhejit, ku u diskutua për negociatat me Greqinë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se axhenda e Athinës po del përpara interesave të shqiptarëve. Ndërkaq, një prej negociatorëve kryesorë të marrëveshjes së detit në vitin 2009, Kristaq Gerveni, e cilësoi akordin e parë si ?në përputhje me normat ndërkombëtare?. Nga ana tjetër, përfaësuesi i Ministrisë së Jashtëme, Glevin Dervishi, ka deklaruar se akuzat e hedhura deri më tani, janë të pakuptimta, pasi negociatat për detin nuk kanë mbërritur ende në nivel teknik.

Negociatat me mes Tiranës dhe Athinës janë bërë objekt i emisionit "360gradë" të Artur Zhejit, ndërsa për të diskutuar çështjet kryesore kanë qënë të ftuar politikanë dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare.
Ajo që bie në sy sipas Kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është se axhenda greke në këto bisedime ka avancuar më shumë se interesat e Shqipërisë.

Kristaq Gerveni, i cili ka qënë një prej negociatorëve kryesorë në marrëveshjen e 2009-ës u shpreh se akordi paraprak ka qënë në përputhje me konventat ndërkombëtare, ndërsa sipas tij, kornizat e vendosura deri më tani për një marrëveshje të dytë, nuk respektojnë një sërë parimesh.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtëme, Glevin Dervishi, ka deklaruar nga ana tjetër se debatet janë të nxituara, pasi palët nuk kanë mbërritur ende në negociata teknike.

Lidhur me problematikën e varrezave greke, Idrizi paralajmëroi dërgimin e cështjes në Gjykatë Kushteutese.

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumci, nga ana tjetër e vuri theksin tek mungesa e transparencës në diskutime. Sipas tij, qeveria duhet të kishte zhvilluar diskutime me të gjitha palët përpara se të merrte vendime në aspektin negociator.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/emisionet/360grade/peshku-i-madh-mbeti-ne-det-do-mbetemi-pa-det-ne-sarande