Surprise Me!

Report TV - Lufta kundër krimit, ministri Xhafaj mbërrin në zyrën e kryeprokurores Marku

2018-05-11 0 Dailymotion

TIRANE-Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Marrëveshja ka në thelb përfshirjen e prokurorisë dhe policisë në Task Forcën qendrore dhe rajonale qe po ngrihet për luftën ndaj krimit.

Marrëveshja është e fokusuar në rritjen e eficenës në luftën ndaj krimit, vettingun dhe sistemin e drejtësisë. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar nga Marku që pas marrjes së detyrës.

Report Tv ka siguruar marrëveshjen që është firmosur nga palët. Në marrëveshje theksohet se prokuroria e përgjithshme do të krijojë seksione të posaçme pranë Krimeve të Rënda dhe në prokuroritë e rretheve për hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Personat që do të jenë pjesë e këtij seksioni do të kalojë më parë në verifikim nga SHISH-ILDKP dhe DSIK. Prokurorët do të caktohen brenda 5 ditëve, ndërsa do të bashkëpunojnë me operacionin ?Forca e Ligjit?.

Buy Now on CodeCanyon