Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht impenjimit të qeverisë për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe infrastrukturës, vetëm gjashtë Universitete kanë përfituar akreditim në një proces gjashtë vjetor. Megjithatë të 35 institucionet e arsimit të lartë kanë kaluar testin e akreditimit, teksa u paralajmërua se do të nisë procesi i akreditimit të programeve.

Të gjitha institucionet e arsimit të lartë publike dhe private e kaluan provën e akreditimit. Por nga 35 Universitete të përfshira në këtë proces vetëm 4 prej tyre, jopublike, mundën ta përfitojnë këtë të drejtë për 6 vite.

Arjan Gjonça: Nuk është e rastësishme që një grup institucionesh private kanë dalë me 5-6 vite akreditim, kanë dalë në vendin më të mirë. Mos harrojmë që këto institucione kanë pasur një eksperiencë akreditimi dhe vlerësimi sepse ligji i ka detyruar ato ndërkohë që ligji duhet të detyronte dhe institucionet publike por nuk është zbatuar.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, paralajmëroi se testi i rradhës do të jetë akreditimi i programeve studimore. Procesi do të kryhet nga Bordi i Akreditimit por me asistencën e ekspertëve të huaj.

Lindita Nikolla: Të gjitha do të jenë procese zinxhir për të bërë të mundur atë që në fakt është gjithë prioriteti ynë: Shëndoshjen e institucioneve, cilësi diplomash të krahasueshme për të rinjtë dhe të reja e Shqipërisë me ato të vendeve më të mira.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/universitetet-kalojne-klasen-akreditohen-institucionet-e-arsimit-te-larte-publike-dhe-private