Banoret e fshatrave Fierze, Rrasfik dhe Fang të Njesise Administrative të Rubikut në Mirditë, kanë dalë në protestë kundër fabrikës së asfalto-betonit e cila operon në zonën e tyre. Sipas banoreve tymi që del nga fabrika krijon ndotje të ajrit, duke ju sjellë probleme shëndetësore.<br /><br />Banoret thonë se subjekti në fjalë operon kryesisht gjatë orëve të natës pa asnjë lloj dokumentacioni, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për pezullim e aktivitetit të kësaj fabrike.<br /><br />?Vjen sot këtu she na sjellin një impiant si kërpudha pas shiut që jo vetëm ndot zonën dhe habitatet qoftë tokësore dhe ujore por në radhë të parë dëmton shëndetin e njerëzve. Ja ku është shkolla, 100 metro larg nga impianti, shpesh herë fëmijët parashkollor dhe shkollor kthehen të lodhur, lotojnë nga sytë kanë edhe të vjella,? tregoi një banorë.
