Në prag të publikimit nga Komisioneri Hahn të martën pasdite, të strategjisë së re të zgjerimit, ish-Kryeministri i Belgjikës dhe kreu i liberal demokratëve në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt propozon që BE-ja duhet të bëjë të qartë se pranimi do të bazohet në meritë dhe se datat e synuara janë nxitëse, jo detyruese për institucionet. Verhofstadt përmend si problem korrupsionin, rikthimin e nacionalizmit dhe ndikimin rus në rajon.

"BE-ja duhet të bëjë të qartë se pranimi do të bazohet në meritë dhe se datat e synuara janë nxitëse, jo detyruese. Ashtu si edhe në pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë, datat udhërrëfyese mund të kthehen në kundërproduktive, sepse mund të dobësonin nxitjen për reforma kuptimplota".

Verhofstadt u tërheq vemendjen lidërve ballkanikë për thellimin e reformave në gjyqësor dhe të heqin dorë nga interesat vetjake ekonomike.

"Sa i përket vetë rajonit, elitat politike do të duhet të jenë të motivuara për të ndjekur reformat e nevojshme, në vend që të ndjekin si deri tani në radhë të parë interesat e tyre ekonomike. Prioriteti kryesor duhet të vijojë të jenë reformat në gjyqësor, të cilat do t'i ndihmojnë këto shoqëri të përvetësojnë sundimin e ligjit dhe pajtimin rajonal, pa të cilin nuk mund të ketë përparim drejt pranimit".