http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Përfaqësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, vlerëson se Athina e Shkupi janë më afër se kurrë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Por, në një intervistë për mediat ne Maqedoni Nimiç thekson se dy vendet e kane vet ne dore nëse duan të gjejnë ose jo një zgjidhje.

?Ky është përfundimisht një shans historik për zgjidhjen e emrit. Mbetet ende shumë punë për të arritur një zgjidhje, por mendoj se tani jemi më afër se kurrë dhe e vlerësoj vullnetin e të dyja palëve. Kam dhënë disa sugjerime dhe për këtë dëgjova mendimet e të dyja palëve. Dy ministrat e Punëve të Jashtme janë në dialog të vazhdueshëm, por në fund është në dorën e dy qeverive nëse do të gjejnë jë zgjidhje.?
Gjatë intervistës negociatori theksoi se jo vetëm në Athinë, por edhe në Shkup ka njerëz të cilët nuk I pranojnë idetë e tij për emrin. Ai sqaroi se propozimet I ka bere mbi sugjerimet palëve. Nimiç e vleresoi sin je hap historik heqejn e emrit te te Aleksandrit te madh nga eroporti dhe autostrada.
?Të dy kryeministrat, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev kanë mirënjohjen time për ndërmarrjen e këtyre gjesteve të rëndësishme për krijimin e vullnetit të mirë në rajon dhe vullnetit të mirë ndaj fqinjit.?
Lidhur me vazhdimin e negociatave ne takimin e ministrave të jashtëm në Selanik negociatori I kombeve te bashkuara tha se ende nuk është rënë dakord për takimin dhe axhendën konkrete.