Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Beratit. Një makinë tip ?Benz? ka çarë kangjellat në urën e Goricës dhe ka përfunduar në lumin Osum.<br /><br />Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari Klajdi Selenica, i cili ka humbur kontrollin e mjetit. Report Tv ka siguruar video nga vendngjarja, ku duket makina në lum.<br /><br />Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga lumi.