Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia viojon të mbajë në ruajtje vilën private në Kodër-Mëzez në pronësi Aurel Hoxhallarit pasi aty u gjetën armë, municione dhe drogë që mbaheshin nga grupi kriminal.

Aurel Hoxhallari dyshohet se është organizatori i grupit të strukturuar kriminal ?Enigma?, të cilët eleminuan fizikisht Devi Kasmin gjatë një atentati me armë në kryeqytet.

Për të humbur gjurmët, Hoxhallari mësohet se e kishte regjistruar vilën në emrin e një të afërmi.

Me qëllim arrestimin e Hoxhallarit, Policia e Shtetit ka shpërndarë foton e tij në Drejtoritë vendore në qarqe dhe pikat kufitare.

Prokuroria ka ngritur akuza për katër persona, ku shtetasi grek mendohet të jetë ekzekutori, 2 të tjerë ishin-ndihmës për logjistikë përsa u përket armëve dhe municionit, kurse Hoxhallari akuzohet si organizatori i vrasjes.

Ish-efektivi i Forcave Speciale greke e ka mohuar implikimin në vrasjen e 41-vjeçarit, Devi Kasmi.

Megjithatë, policia ka dyshime se për këtë vrasje Eftimiu Eftimius është paguar me afro 20 mijë euro nga ideatori i krimit Aurel Hoxhallari, tashmë i shpallur në kërkim.

Mister mbetet porositësi dhe rrethanat e prishjes së pazareve të drogës, ndërkohë që të gjithë personat e arrestuar deri tani pritet të dalin të hënën para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/vrasja-e-devi-kasmit-policia-ruan-vilen-ku-u-gjeten-armet-dhe-droga-e-grupit