Surprise Me!

Ora News - Depozitat e individëve, Banka e Shqipërisë shpjegon arsyet e ngadalësimit gjatë 2017

2018-05-11 9 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ngadalësimi i depozitave gjatë 2017 ka ardhur si rezultat i interesit të qytetarëve për të investuar në letrat me vlerë të qeverisë shqiptare. Drejtori i Politikave Monetare, Erald Themeli, shpjegon se kjo ka ardhur e ndikuar nga norma e ulët e interesit ndërsa nuk është e njëjta tendencë për bizneset të cilat i kanë rritur depozitat.

Letrat me vlerë të qeverisë po tërheqin gjithmonë e më shumë interesin e qytetarëve shqiptarë për të depozituar paratë.

Drejtori i Politikave Monetare në BSH, Erald Themeli, shprehet se gjatë 2017 ka pasur një ngadalësim të kredive të individëve.

Erald Themeli: Ajo që është e observueshme nga të dhënat monetare, rezulton një ngadalësim i ritmit të rritjes së këtyre depozitave, një ngadalësim do të thoja i ulët. Ashtu si edhe në 2017 edhe më përpara është vënë re një tendencë e zhvendosjes së kursimeve të individëve nga depozita në lekë, që është një tendencë e kursimit financiar. Në letra me vlerë të qeverisë, bono ose obligacione të thesarit, i cili është një instrument alternativ i tregut financiar, i cili ofron disa tipare më atraktive sepse ofron norma më të larta interesi.

Nisur nga kjo tendencë, sipas Drejtorit të Politikave Monetare ka shkaktuar një dyfishim të nivelit të parave të investuara në letrat me vlerë.

Erald Themeli: Norma bazë e interesit synon të krijojë kushte monetare të duhura në terma të normave të interesit dhe në terma të likuiditetit, për të nxitur kërkesën, konsumin dhe investimet nëpërmjet kreditimit.

Pavarësisht ngadalësimit të depozitave, BSH argumenton se sistemi bankar mbetet likuid ndërsa nuk pritet që pjesën e parë të vitit të ketë rritje të normës se interesit.

Erald Themeli: Sistemi bankar shqiptar vazhdon të mbetet atraktiv për tërheqjen e kurismeve financiare të ekonomisë shqiptare. Ky sistem gëzon likuiditet të bollshëm për t'i shërbyer nevojave të ekonomisë.

Gjatë 2017, depozitat e bizneseve performuan me pozitivisht duke u rritur me mbi 6 mld lekë.

Depozitat në mld lekë

2016 2017

INDIVIDËT 21.8 10.9

BIZNESET 12.2 18.5

Depozitat në total

2016 39.5 mld

2017 30.8 mld

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/depozitat-e-individeve-banka-e-shqiperise-shpjegon-arsyet-e-ngadalesimit-gjate-2017

Buy Now on CodeCanyon