"Për mua nuk mund të ketë një procedim disiplinor, për mua ka vetëm procedim penal..."

I këtij mendimi është Saimir Vishaj, Kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, përsa i përket ekstradimit të Nezar Seitit. Sipas juristit, dërgimi i ish-financierit të grupit Habilaj drejt Italisë, në një kohë që ishte në hetim nga autoritetet shqiptare, përbën një rast të paprecedentë.
Saimir Visha thotë se shkeljet në këtë rast kanë nisur që nga moskoordinimi i gjykatave dhe Prokurorive të Krimeve Penale me ato të Shkallës së Parë, për të vazhduar me juristët e burgut ku mbahej Nezar Seiti, e finalizuar me Ministrinë e Drejtësisë.
Prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar nisjen e hetimeve për rastin, ndërkohë që PD kërkon shkarkimin dhe arrestimin e Ministres së Drejtësisë.
Klan Plus