Aksioni anti-informalitet tashmë do të hyjë në një fazë të re. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka angazhuar grupet e Hetimit Tatimor për të dalë në terren dhe për të inspektuar bizneset, struktura të cilat merren me posaçërisht me kundravajtjet penale dhe skemat evazive që përdoren nga kompanitë.

Kontrollet do të nisin në të gjitha tregjet e mallrave ushqimore dhe industriale, të cilat deri më sot kanë qënë larg syrit të inspektorëve, ndërsa po ashtu do të nisë verifikimi edhe i magazinave të bizneseve, si për ato që shesin me shumicë, ashtu dhe për ndërmarrjet që tregtojnë me pakicë.

Tatimet do të shtrijnë kontrollet edhe në akset kryesore të çdo qarku, me qëllim kontrollimin e dokumentave të mallrave që janë në lëvizje dhe transportit të udhëtarëve.

Objekt i inspektimit do të jetë regjistrimi i binzeseve, instalimi dhe mënyra e përdorimit të pajisjes fiskale, deklarimi i punonjësve, faturat tatimore të mallrave që janë në inventarë, verifikimi i çmimeve dhe lëshimit të kuponit në vlerën reale.

Nga faza e parë e aksionit që nisi në datën 1 Tetor, Drejtoria e Tatimeve ka mbyllur 573 biznese dhe ka gjobitur 5200 të tjerë.

Tv Klan