Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Vlores nuk disponon banesa sociale për familjet në nevojë. E vetmja zgjidhje mbetet strehimi i tyre në kabinat e Plazhit të Vjetër, ndërtesa që nuk plotësojnë as kushtet minimale të jetësës. Shëndeti Publik, iu vendosi kyçin disa banesave, ndërsa banorët të gjendur mes katër rrugëve apelojnë për një strehë.

"Unë jam nënë pa djalë, unë jam nënë pa motra dhe vëlla. Jam mes katër rrugëve".

Është 81 vjeç dhe ka vetëm një apel, të strehohet në një banesë ku të kalojë ditët e pleqërisë. Para 3 muajsh Vasilika së bashku me të afërmit jetonte në këto godinë të rrënuar prej tre katesh në zonën e Plazhit të Vjetër.

Drejtoria e Shëndetit Publik pas një kontrolli të ushtruar në banesë doli në përfundimin se mungonin kushtet higjenike dhe se ambienti i papërshtatshëm rrezikonte shëndetin e banorëve.

81 vjeçarja e mbetur pa një strehë mbi kokë, dhe me probleme shëndetësore i kalon ditët tek familjarët, të cilët thonë se nuk mund të kujdesen për të për shkak të vështirësive ekonomike.

"Ka tre-katër muaj që kanë dalë me lecka dhe me trasta nëpër duar. Ne jemi për veten tonë në kushte të vështira dhe nuk mundet ti strehojmë".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/e-moshuara-e-pastrehe-ne-vlore-apelon-nje-cati-mbi-koke