Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dalja e lumit Vjosë në Vlorë ka vendosur nën pushtetin e ujit 17 banesa. Fshatrat më të prekura janë Novoselë dhe Fitore, banorët janë evakuar ndërsa bëjnë thirrje për strehimin e bagëtive, që rrezikojnë të ngordhin.

Pa u larguar ende gjurmët e përmbytjeve te fillim dhjetorit, Vlora është pushtuar sërish nga ujrat e lumit Vjosë.

Lumi ka dalë nga shtrati rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës duke përmbytur në total 17 shtëpi në fshatrat Ferras dhe Novoselë.

Pas thirrjeve të Shtabit të Emergjencave banorët kanë lënë shtëpitë, por shqetësim për ta mbetet strehimi i bagëtive që rrezikojnë të ngordhin.

"Ku të vete unë, edhe nëse më thotë largohu, më ka gjetur ndonjë strehim? Ku do ti strehoj lopët unë?Bagëtitë ku do ti çoj?"

"Unë kam 200 dele aty po mbyten, ku do vetë më. Herën e parë i çova në Frakull, tani ku do të vete?"

"Në mëshirë të Zotit, Zoti na ndihmoftë!"

Ndërkohë një makinë me tre pasagjerë u rrëmbye nga prurjet e shumta të lumit Vjosë në Vlorë në zonën që njihet si Bishti i Malit në Selenicë.

Pasagjerët mundën të shpëtojnë pas ndërhyrjes nga ajri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zoti-na-ndihmofte-banoret-e-novoseles-dhe-fitores-po-na-ngordhin-bagetite