Ministri i Bujqësisë është gjendur këtë të dielë në Novoselë, në urën e Mifolit ku ka inspektuar nga afër situatën nga vërshimi i Vjosës.

Sipas Peleshit, niveli i ujit është i njëjtë më situatën e dhjetorit dhe prurjet kanë qenë më të shpejta.

?Niveli i Vjosës ka rënë në Memaliaj dhe në Tepelenë dhe kjo rënie do të reflektohet në Novoselë pas gjashtë orësh dhe nuk do të ketë më reshje shiu?, tha Peleshi.

?Jemi në gatishmëri për të shpëtuar njerëzit dhe gjënë e gjallë, deri tani janë 30 shtëpi të përmbytura, por situata do të përmirësohet, pasi hidrovorët janë të gjithë në gjendje pune me kapacitet të plotë?, theksoi ministri.