Prej vitesh, mungesa e mjekëve gjinekologë, i kishte detyruar gratë matjane të drejtoheshin drejt Lezhës apo Tiranës për të sjellë në jetë fëmijët. Nga 1 janari, Ministria e Shëndetësisë dërgoi në Spitalin e Burrelit, mjekë gjinekologë nga Tirana, duke nisur kështu edhe sistemin e patronazhimit , i cili do të shtrihet në çdo spital të vendit, ku mungojnë specialistët.

Për 6 muaj, mjekë obstetër-gjinekologë nga Materniteti ?Koço Gliozheni? i Tiranës, do të ofrojnë shërbime mjekësore në Spitalin e Burrelit. Mjeku gjinekolog, pranë këtij materniteti, Vezir Tena, ka qenë pjesë e grupit të parë të mjekëve që u nisën drejt Burrelit, për të pritur rastësisht edhe lindjen e parë në spital me qirinj.

Tena thotë se mungesa e mjekëve specialistë në Spitalin e Burrelit, ishte shndërruar në ankth jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për personelin shëndetësor, të cilët duhet të vendosin në kushte të vështira për rastet që nuk mund të trajtoheshin dot në atë spital.

Për shkak të largësisë, vështirësisë ekonomike, gratë e Burrelit, Klosit, Matit, e kishin pasur të pamundur të kryenin edhe vizita të thjeshta gjinekologjike. Vetëm në ditët e para të shërbimit nga mjekët e Maternitetit ?Koëo Gliozheni? në Spitalin e Burrelit, janë kryer dhjetra ekografi dhe konsulta, disa lindje, ndërsa është vënë re një interesim i madh nga e gjithë zona e Matit për të kryer vizita dhe ekografi.

Një tjetër ekip mjekësh nga materniteti ?Mbretëresha Geraldinë? në Tiranë kanë udhëtuar drejt Gjirokastër, ku kanë kryer edhe një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale, e cila nuk ishte realizuar më parë në spitalin e këtij qyteti, ndërsa realizuan edhe disa vizita të grave shtatzëna dhe të fëmijëve të porsalindur.

Për drejtuesen e maternitetit ?Mbretëresha Geraldinë?, Eliona Demaliaj, sistemi i patronazhimit do të jap ndihmë në dy drejtime: së pari, do t?i ofrojë shërbim qytetarëve pranë qytetit të tyre, nga ana tjetër, do të ndikojë në edukimin në vazhdim për mjekët e spitaleve rajonale, që rrjedhimisht përkthehet në rritje të cilësisë së shërbimit.

Por megjithë ndihmën e mjekëve nga spitalet universitare në rrethe, Demaliaj thekson se rastet e komplikuara, të referuara nga mjekët e spitaleve rajonale do të vijojnë të trajtohen në Tiranë. Brenda një viti, vetëm në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë? priten mbi 700 lindje.

Njëzëri mjekët besojnë se patronazhimi është vendimi i duhur, për një periudhë të përkohshme. Shpresa për të zgjidhur këtë situatë, ku nga jugu në veri, mungojnë mjekë të ndryshëm specialistë, si nefrolog, neurolog, anestezist, janë specializantët e rinj. Nga ana tjetër, drejtuesit e Sindikatës së Mjekëve, kërkojnë që qeveria të gjejë një strategji të re për motivimin e mjekëve, që të ndalet eksodi i bluzave të bardha. Gjithashtu, për sindikatën, duhet të rikthehet stazhi i punës në vendlindje pas përfundimit të specializimit.

Fluksi nga rrethet, ka bërë që spitali ?Nënë Tereza?, të përballet me një mbingarkesë të madhe pacientësh, duke mbajtur kështu pes...