Jona Spahiu është një nga moderatoret më simpatike që përmes emisionit të saj zbulon detaje nga jeta personale e personazheve të njohur në Shqipëri. Por sot moderatoja duket se ka qenë protagoniste. Përmes studios ?Rudina? Spahiu foli publikisht për marrëdhënien me të dashurin e saj Frenklin. Moderatorja tha se lidhja me Frenklin është një marrëdhënie e rëndësishme për të dhe se lumturia e kohëve të fundit në jetën e saj mban emrin e dashurisë.<br /> ?O sa turp qenka të flasësh për të dashurin. Ai thotë se e pëlqen ushqimin tim, nuk e di nëse e bën këtë për t?më bërë qejfin mua. Por fakti që ai ka ngrënë kaq shumë prej meje do të thotë se i pëlqen. Mua më pëlqen të kujdesem dhe mendoj se të jesh e kujdesshme ndaj detajeve është një çels i mirë se si gjërat të funksionon kudo. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm ndaj gjërave me vlerë që ka në jetë në mënyrë që ti mbajë gjatë ato. <br />Ne jemi njohur në punë, ai është komentator. Kishim të njëjtin rreth njerëzish. Ka qenë edhe një pengesë në fillim që ne të ishim bashkë, për shkak të mendësisë time që e kisha shumë të vështirë të pranoja një raport në mjediset e punës. Ndoshta ngaqë unë jash shumë e çlirët dhe sociale dhe më dukej e pamundur për të krijuar një raport të tillë përtej marrëdhënies profesionale në punë<br />Ne jemi tashmë bashkë dhe është marrëdhënie e rëndësishme për mua. Unë jam njeri që e reflektoj lumturinë dhe e kam të pamundur ta fsheh dhe lumturia e këtyre kohëve ka edhe emrin e dashurisë. I dashuri im quhet Frenklin?, tha Spahiu.