TIRANË-I ftuar sot në Report TV në emisionin ?5 pyetjet nga Babaramo?, pedagogu dhe eksperti i së drejtës ndërkombëtare Ksenofon Krisafi, shpalosi gjykimin e tij si teknicien lidhur me delimitimin e kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Krisafi e konsideroi si fat të madh që Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen e 2009-s. Krisafi zbuloi diçka jo shumë të njohur për publikun, ose më saktë faktin që me akte ndërkombëtare kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar.

?Nuk mund të gjykoj dot sa kilometra mund të humbisnim, por njerëz që janë marrë me këtë gjë dhe që kanë kompetencë, si kolonel Mylym Pashai, i ka rezultuar se humbisnin 354 kilometra katrorë? ? tha ai.

Intervista e plotë:
Nuk pati negociata të mirëfillta, nuk pati raunde mes palëve. Ne kemi patur negociatat me Italinë që zgjatën 8-9 vjet. Sipas Konventës së Montegoibeit për të drejtën detare, ka dy kritereve që duhen zbatuar: Ekuidistanca, ose barzlargësia dhe kriteri i dytë është kriteri i drejtësisë ose ndershmërisë.