http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialistet kërkojnë rregullim ligjor per kontratat e lobimit qe nënshkruajnë partite politike shqiptare. Ne nje kohe qe maxhoranca e ka ngritur me force problemin e transparencës se kontratave qe opozita ka nënshkruar vitin e kaluar me kompanitë amerikane; bashkëkryetari socialist i komisionit per reformën zgjedhore Bledi Cuci ne nje tryeze per financimin e partive politike ka theksuar se kjo është nje ceshtje qe duhet rregulluar me ligj

?Ka ardhur ndoshta dita qe te rregullojmë dhe te flasim, e ta shtrojmë si ceshtje problemin e lobimit, qe eshte nje problem madhor sot qe diskutohet jo vetem ne vendet ne zhvillim sic eshte Shqipëria, por edhe ne vende te zhvilluara, Europe, Amerike jane ceshtje gjithnjë te diskutueshme.?

Nderkohe qe per demokratet aspekti me problematik i zgjedhjeve dhe financave te partive politike mbetet blerja e votës.

?Paraja e paligjshme qe eshte sot e disponueshme ne tregun politik shqiptar është e jashtëzakonshme, nje volum gjigand i cili ka ndikuar thellësisht jo vetem procesin e financimit te partive por edhe rezultatin zgjedhor. E per rrjedhoje na duhet ti shohim jo vetem kush janë ato nene specifike te kodit zgjedhor apo ligjit te partive politike; na duhet edhe njehere te rishohim me kujdes dispozitat penale.?

Kur flasim per financimin e partive politike te dy palet bien dakord ne nje pike; qe shpenzimet duhen reduktuar. Kjo dakortesi u duk qarte edhe ne marrëveshjen e 18 majit kur PD e PS vendosen qe te mos shpenzonin per postera e reklama ne media.