Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Johanes Han konfirmon synimin për të rekomanduar çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë brenda 6 muajve të parë të 2018-ës.

?Ky është qartësisht qëllimi ynë?.

Por në një intervistë dhënë për gazetaren e Tv Klan, Erisa Zykaj ai nënvizon se kjo mbetet në dorën e vendeve kandidate të cilat duhet të tregojnë rezultate konkrete dhe jo reforma të pjesshme.

?Kur flasim për rekomandim, kjo është detyra e Komisionit Europian. Është qëllimi im që të prezantoj rekomandimin gjatë presidencës bullgare. Por siç e dini, fjala më e famshme në rajon është ?pothuajse?. Pra, mund t?ju përgjigjesha juve, që kjo gjë ?pothuajse? do të ndodhë, por unë i them partnerëve tanë në rajon që të harrojnë ?pothuajse? dhe të më tregojnë që gjërat janë kryer, dhe sapo ato të jenë kryer dhe prezantuar, ju do dëgjoni për rekomandimin e Komisionit që kam për qëllim t?a bëj gjatë presidencës bullgare.?

Brukseli zyrtarizoi një strategji zgjerimi për vendet e Ballkanit perëndimor, por çfarë ofron kjo për vende si Shqipëria dhe Maqedonia.

?Do të thotë që për secilin vend bëhet e qartë, se të gjithë të tjerët janë përfundimisht kandidatë, kanë një perspektivë për anëtarësim në BE. Po, anëtarësimi do bëhet në bazë të meritave të secilit vend dhe nëse një vend është më i avancuar se tjetri nuk ka arsye që të presë, pasi kjo nuk do ishte e ndershme.?

Përveç reformave të brendshme, komisionari Han kërkon që vendet e Ballkanit të zgjidhin edhe çështjet e hapura me fqinjët siç është rasti i Kosovës dhe Serbisë.

?Qëndrimi i shteteve anëtare të Bashkimit Europian është që të mos pranojnë asnjë vend të ri me probleme të pazgjidhura bilaterale, ose probleme me fqinjët. Të gjitha këto duhen zgjidhur.?

Komisioneri i Zgjerimit fton gjithashtu vendet anëtare që të bindin qytetarët e tyre për nevojën e zgjerimit me tregun që ofron Ballkani.