Nudot e grave ruse, të bëra në vitet 50-60 nga piktori Pandi Mele ekspozohen për herë të parë në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Veprat i përkasin periudhës kur piktori shqiptar Mele ka qenë për studime të larta në Shën Petërburg të Rusisë në vitet ?58 deri në vitet ?59.

Ka shumë elegancë dhe ndjeshmëri në siluetat e nudove. Pandi Mele është një ndër themeluesit e shkollës së pikturës dhe grafikës shqiptare. Ai prezantohet për herë të parë me një ekspozitë të plotë.

Ekspozita ?Një jetë? është kuruar nga dy ish-studentët e tij, Ardian Isufi dhe Petraq Papa. Ekspozita përbëhet edhe nga dy cikle të tjera, punë të viteteve?60-?90 dhe ?90-2012.

Veprat që ekspozohen për herë të parë janë edhe koleksioni i posterave si 25 vjet Shqipëri Socialiste, apo posterat e propangandës komuniste në Shqipëri si ?Parti Enver jemi gati kurdoherë?, e të tjera.