Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet intensive të shiut gjatë fundjavës dhe shkrirja e borës kanë rritur nivelin e Fierzës.

Lumenjtë dhe përrenjtë dhjetëfishuan prurjet, të cilat ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.

Aktualisht kuota e tij është 291.5 metra. Edhe katër metra i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale.

Bashkë me prurje të shumta të ujit, erdhën edhe një sasi e madhe mbetjesh që mbuluan menjëherë sipërfaqen e liqenit, një probem që po kthehet në gangrenë ekologjike për zonën dhe liqenin e Fierzës.

Siç dihet, rritja e nivelit të përrenjve që derdhen në Drinin e Bardhë dhe Drinin e Zi merr me vete edhe gjithë mbeturinat që vijnë nga Kosova, Maqedonia, Kukësi e Dibra, që banorët e zonave pranë tyre i hedhin në shtratet e lumenjve që derdhen në Fierzë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/reshjet-dhe-shkrirja-e-bores-rrisin-nivelin-e-prurjeve-dhe-ndotjes-ne-fierze