Surprise Me!

Ora News - Marku nuk pret shirit në Elbasan, ngjitet direkt në Prokurori për analizën

2018-05-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse u mendua se një nga nga arsyet e vizitës së prokurores së përgjitshme Arta Marku në prokurorinë e Elbasanit ishte dhe përurimi i godinës së re të këtij institucioni, Kryeprokurorja nuk ka prerë shiritin.

Gjatë kësaj kohe një qytetar ka kërkuar ti shprehë nje shqetesim por ajo nuk ndaloi. Vazhdoi të ecte drejt derës kryesore.

Marku u prit nga prokurori i rrethit Ardjan Nezha dhe punonjësit dhe është ngjitur direkt në Prokurori.

Marku do të marrë pjesë në analizën vjetore të Prokurorisë së Elbasanit, e cila do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Dy ditë më parë Marku ishte në analizën e prokurorisë së Shkodrës, ku kërkoi që i gjithë stafi i prokurorisë të njihet mire me reformën në drejtësi.

Një nga kërkesat e Markut ka qenë që të tregohet kujdes gjatë punës dhe një nga sfidat kryesore është përmirësimi i imazhit të këtij institucioni, mësohet të jetë shprehur ajo.

Gjithashtu kryeprokurorja ka kërkuar një maredhenie tjetër me publikun, duke qenë më i hapur ky institucion përballe problemeve që qytetarët kanë, e duke tentuar tu jepet zgjidhje.

Në raport me median, ashtu siç edhe e ka shfaqur publikisht profilin e saj Arta Marku, ka kërkuar që të gjithë prokurorët të kenë kujdes në informacionet që dalin nga ky organ i akuzës, duke theksuar se në këtë pikë duhet të jetë prioritar zbatimi i ligjit dhe aq sa ky i fundit lejon, t?u bëhet publike zyrave të shtypit dhe gazetarëve.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/arta-marku-sot-ne-elbasan-inaguron-godinen-e-re-te-prokurorise

Buy Now on CodeCanyon